Telegrafi

Zyrtare: Adonis Krasniqi, lojtari i ri i Dukagjinit

Klubi nga Klina, Dukagjini ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 22-vjeçar, Adonis Krasniqi.

Dukagjini i Ismet Munishit ka filluar të marrë formë, me transferime të reja para nisjes së sezonit 2024/25 në Superligën e Kosovës.

Pas rikthimit të Met Millakut, klinasit kanë arritur marrëveshje edhe me një lojtar të talentuar.

Bëhet fjalë për mesfushorin Adonis Krasniqi, i cili së fundmi luajti me ekipin e Prizrenit.

Njoftimi i plotë i Dukagjinit

Adonis Krasniqi, pjesë e Dukagjinit.

Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me futbollistin, Adonis Krasniqi. 22-vjeçari i cili  bashkohet me klubin tonë nga skuadra e Prizrenit, ndërsa më parë ai ka qenë pjesë e Keku-t dhe Prishtinës së Re, Krasniqi luan ne pozitën natyrale si mesfushor qendror.

 Mirësevjen, Adonis

/Telegrafi/