Telegrafi

Zyrtare: Adonis Aliu përforcimi i ri i Llapit

Vendimi i CAS për t’i mbajtur të bllokuar afatin kalimtar klubit të Partizanit ka bërë që futbollisti Adonis Aliu të ndryshojë rrugë, derisa futbollisti i talentuar i 2 Korrikut ka nënshkruar për FC Llapin.

Sulmuesi i krahut ka nënshkruar për tri vite me skuadrën nga “Zahir Pajaziti”, teksa gjatë ditës edhe ka bërë prezantimin zyrtar te ‘bardhekaltërit’.

Afrimi i Aliut te Llapi vjen vetëm pas dështimit të transferimit të tij te Partizani, klub ky që ka humbur mundësinë t’i afrojë në radhët e veta edhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë.

Aliu është i lindur në vitin 2001 dhe luan në pozitën e sulmuesit të krahut.

Ai është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U19.

Vitin e kaluar shënoi një gol të bukur në barazimin 1:1 me Rusinë U19 në parakualifikimet për Evropian. /Telegrafi/