Telegrafi

Zyrtare: Adem Maliqi vazhdon me Llapin

Llapi ka vazhduar punën në këtë afat kalimtar, duke rinovuar me lojtarët që luajtën sezonin e shkuar e këtë klub.

I radhës që rinovoi kontratën është sulmuesi anësor, Adem Maliqi.

“Klubi ynë vazhdon të punoj intensivisht në rinovimin e kontratave me futbollistët kryesor të ekipit, duke vazhduar kështu bashkëpunimin edhe për dy vite me sulmuesin e krahut, Adem Maliqi”.

“Maliqi që erdhi vitin e kaluar nga ekipi i Feronikelit është njëri nga futbollistët kyç të ekipit, andaj pas negociatave me të kemi rënë dakord që të rinovojmë kontratën deri në vitin 2024”.

“24 vjeçari këtë edicion është paraqitur në 40 ndeshje me klubin në të gjitha garat duke realizuar 2 gola dhe 2 asistime”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sot Llapi ka vazhduar edhe me Kushtrim Shabanin. /Telegrafi/