Telegrafi

Zyrtare: Acer lanson tabletin Iconia A700

Acer Iconia A700 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, me rezolucion prej 1920 x 1200 piksel, që do të thotë se mund të mbështesë formatin Full HD në 1080p.

Është me rëndësi të përmendet edhe  procesori quad-core i Iconia Tab A700 nga NVIDIA Tegra 3, i cili vjen me versionin më të ri të Android, 4.0 Ice Cream Sandwich.

Karakteristikat tjera të Acer Iconia Tab A700 përfshijnë edhe Dolby Mobile 3, 5.1 sorround sound, portin HDMI për HDTV, ndërsa çmimi i këtij tableti pë rata që bëjnë para-porosi është 450 dollarë.  / Telegrafi /