Site icon Telegrafi

Zyrtare: AC Milan konfirmon rinovimin e kontratës me Tijjani Reijnders

AC Milan ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës me mesfushorin holandez Tijjani Reijnders, duke e lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2030.

Ky hap i rëndësishëm i klubit italian vjen si një konfirmim i besimit të plotë në talentin dhe potencialin e Reijnders, i cili ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës këtë sezon.

Sipas raporteve, Reijnders do të marrë një pagë vjetore prej 3.5 milionë euro sipas marrëveshjes së re.

 

Reijnders ishte i lidhur me klube prestigjioze si Manchester United dhe Manchester City, ai me rinovimi e kontratës dëshmon se Milanin nuk e ka ndërmend ta ndërrojë.

Këtë sezon, Reijnders ka luajtur 40 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola dhe duke ofruar tre asistime. /Telegrafi/ 

Exit mobile version