Site icon Telegrafi

Zyrtare: Neymar nënshkruan rinovimin të premten me Barcën

Barcelona ka njoftuar se Neymar do të rinovojë më klubin katalunas.

Nënshkrimi i marrëveshjes do bëhet të premten dhe braziliani do rinovojë deri në fund të viti 2021.

Lojtari me kontratën e re pritet të fitojë 15 milionë euro në vit.

Lexo po ashtu Top 100 lojtarët më të mirë në botë: Në mesin e tyre edhe Xhaka, por pas tij janë shumë yje botërore (Foto)

Por, raportohet se do të ketë edhe një klauzolë rreth 200 milionë euro.

Neymar iu bashkua Barcelonës nga Santosi në vitin 2013. Ai shënoi 31 gola në sezonin e kaluar në të gjitha garat dhe i ndihmoi Barcës që të fitojë titullin e La Ligas. /Telegrafi/

Exit mobile version