Telegrafi

Zyrat e LDK-së mbeten cak i sulmeve (Video)

Që prej ditës kur Hashim Thaçi u bë president edhe me votat e deputetëve të LDK-së, zyrat e Lidhjes Demokratike në komuna të ndryshme të Kosovës kanë qenë cak i sulmeve, raporton KTV.

Ndryshe nga LDK-ja qendrore, që fajin ia hodhi opozitës për sulmet në gjashtë selitë e tyre në gjashtë komuna të Kosovës të shtunën, Rexhep Kuçi nënkryetari i komunës së Suharekës, që udhëhiqet nga LDK-ja, nuk e përjashton mundësinë që ky sulm të ketë ndodhur edhe nga të pakënaqurit e LDK-së.

Kuçi këtë veprim e ka quajtur të ulët, por thotë se LDK-ja do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen me PDK-në.

Ndryshe, natën e së premtes i ishte vënë flaka edhe një pjese të zyrave të degës së PDK-së në Deçan.