Telegrafi

Zyrtare: Llapi përforcohet me sulmuesin e talentuar Dren Ahmeti

Llapi ka vazhduar të përforcohet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Fituesit e sivjetmë të Kupës së Kosovës kanë fituar garën me skuadrat tjera për sulmuesin e ri Dren Ahmeti.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën nga Podujeva.

Vet sulmuesi i talentuar ka thënë për faqen zyrtare të klubit se është i lumtur që ka zgjedhur Llapin, derisa ka falënderuar trajnerin Tahir Batatina për besimin.

“Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur i bashkohesh një skuadre me traditë, tashmë skuadër që merr pjesë në gara evropiane. Do ta bëj maksimumin tim dhe iu premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja për klubin”.

“Falënderoj trajnerin Tahir Batatina për besimin që ma dha të jem pjesë e klubit. Me punë e angazhim do të shkruajmë histori së bashku në Evropë”.

“’Legjendave’ u premtoj gola e asistime e ndeshje të mira në vazhdimësi që Llapi të jetë sa më lartë në tabelë, pse jo, dua edhe titullin kampion me këtë skuadër”, përfundoi Ahmeti për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/