Për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, Zyra e Mërgimtarëve pranë Komunës së Gostivarit do të fillojë të punojë me orar të zgjatur.
“Nga ditë e mërkurë (21.12.2022), kjo zyrë do të gjendet në hapësirat e Qendrës për Shërbime Komunale në katin përdhes të objektit të Komunës së Gostivarit, shprehen nga Komuna e Gostivarit.
Kjo zyrë do të punojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 18:00.
“Mërgimtarëve tanë ju dëshirojmë mirseardhje dhe qëndrim të këndshëm në vendlindjen e tyre”, thuhet në njoftimin e komunës./Telegrafi/