Site icon Telegrafi

Zyra e BE-së përkrahë pesë biznese në Rahovec

Pesë biznese të Komunës së Rahovecit, kanë përfituar grante nga Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, këto biznese kanë përfituar përmes skemës së granteve për zhvillimin e sektorit privat të Kosovës. Grantet e dhëna kanë të bëjnë me zgjerimin e biznesit ekzistues, apo si biznese fillestare, grantet janë dhënë përmes Asociacionit të Agjencive të Zhvillimit Rajonal (ARDA).

Nënshkrimi i kontratave për përfitimin e donacionit për pesë bizneset lokale, është bërë sot në prani të Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe zyrtarëve të ARDA-s. Përmes donacioneve të marra, synohet zgjerimi dhe rritja e numrit të të punësuarve në bizneset e tyre.

Sektori në të cilat janë dhen grandet janë: dekorim, përpunim të plastikës, përpunim metali, mobileri dhe veshje, shuma e përgjithshme e granteve, për pesë përfitues nga Komuna e Rahovecit është 47 mijë e 785 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version