Presidneti i Kosovës, Hashim Thaçi luan shpeshherë futboll me kolegët e tij të Zyrës së Presidencës.
Mirëpo, për të luajtur futboll të vogël – siç njihet në Kosovë si “termin futbolli” – Hashim Thaçi ka shpenzuar paratë e Zyrës së Presidencës së Kosovës. Ka rezervuar një qendër sportive për të luajtur futboll me stafin e Presidencës, raporton Insajderi.
Të premten, Zyra e Presidencës ka nënshkruar kontratë me Qendrën Sportive “Learti” në Prishtinë për huazimin e fushës sportive për tre muajt e ardhshëm, thuhet në kontratën e publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Kontrata ka vlerë të përgjithshme prej 950 eurove: që i bie se Zyra e Presidentit Thaçi do t’i paguajë rreth 160 euro në muaj Qendrës Sportive “Learti” për të luajtur futboll.
Vitin e kaluar, Zyra e Presidentit kishte dhënë një tender të ngjashëm një fushe tjetër sportive për huazim të një fushe sportive.