Telegrafi

Zyra e Kryeprokurorit në Stamboll e cilëson shpërthimin në qytetin turk si akt terrorist

Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi sot në Stamboll të Turqisë. Si pasojë e kësaj sipas autoriteteve të atjeshme të sigurisë ka të plagosur dhe të vdekur.

Deri më tani lidhur me këtë është deklaruar guvernatori i qytetit turk, i cili tha se ka të plagosur dhe të vdekur duke mos e specifikuar numrin e tyre, transmeton Telegrafi

Në anën tjetër, Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, e ka cilësuar si akt terrorizmi, raporton media turke Yeni Safak.

E deri më tani kanë qarkulluar shumë video të momentit të shpërthimit, në një prej rrugëve më të frekuentuara në Stamboll.

Ndryshe sot pas orës 15:00 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, e deri më tani nuk dihen motivet e sakta të këtij shpërthimi. /Telegrafi/

https://twitter.com/Abdulla_Alamadi/status/1591803795616546817