Telegrafi

Zyra e Kryeministrit s’i mbyll avancat 10 muaj

Plot parregullsi ka evidentuar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) gjatë Auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2014 për Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, në kohën kur kryeministër i vendit ishte Hashim Thaçi.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Zyrën e Kryeministrit për vitin 2014 ka evidentuar disa raste kur avancat për udhëtime zyrtare nuk janë mbyllur prej më shumë se 10 muaj, edhe pse me ligj një gjë e tillë duhet të bëhet më së voni dy javë pas kthimit nga udhëtimi zyrtar.

“Nga testimi i 11 avancave të mbyllura, shtatë prej tyre, me vlerë prej 43,900 euro, nuk ishin mbyllur brenda afatit ligjor, me ç’rast kishte pasur vonesa në mbyllje deri në 10 muaj”, thuhet në raport. /Zëri/Telegrafi/