Site icon Telegrafi

Zyra e Kryeministrit rrit buxhetit nga shitja e disa aseteve (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të rrisë buxhetin për 320 euro nga shitja e disa aseteve nga Zyra e kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit përmes ankandit publik ka bërë shitjen e inventarit zyrtar dhe pajisjeve të TI-së, raporton ORAinfo.

Në njoftimin e ankandit publik shihet se shitja e tyre është bërë përmes dy lotove.

Në loton e parë shitja e këtyre aseteve arrin vlerën prej 203 eurove, përderisa në loton e dytë janë inkasuar 117 nga këto shitje dhe që në total çmimi arrin në 320 eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version