Site icon Telegrafi

Zyra e kryeministrit Haradinaj reagon ndaj “Listës së Zezë”, që ua ndalon 25 kosovarëve hyrjen në SHBA

Avni Arifi, shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradianj, ka komentuar vazhdimin e ndalimit të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 25 kosovarë.

Në këtë listë që gjendën edhe zyrtarë të lartë të shtetit, si zv/kryeministri, Fatmir Limaj, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, si: Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, Arifi ka thënë se kjo gjë nuk parqet aspak problem në raportet mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Arifi fillimisht ka thënë se shumica e personave që gjendën në këtë listë janë të dyshuar se kanë ndihmuar shqiptarët për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa, sipas tij edhe pse lufta ka mbaruar qe 18 vite këta persona kanë mbetur në këto lista.

Lexo po ashtu Këta janë politikanët kosovarë në “Listën e Zezë” të Amerikës për vitin 2018

“Gjate luftës në Maqedoni në vitin 2000 shumica e personave që janë në këtë liste janë dyshuar se kane ndihmuar shqiptaret për të fituar të drejtat e tyre. Lufta ka mbaruar qe 18 vite por keta kane mbetur në liste“, ka thënë ai për Insajderin.

Arifi po ashtu ka thënë se angazhimi i këtyre personave nuk ka të bëjë me angazhimin që kanë sot, ndërsa nuk paraqesin problem me marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

“Është tjetër kohe dhe këto dy tema nuk kane të bëjnë me angazhimet e tyre sot. Nuk kanë fare të bëjnë njëra me tjetrën  dhe nuk paraqesin probleme e as nuk kanë paraqitur në të kaluarën”, ka thënë Arifi.

Exit mobile version