Telegrafi

Zyra e Ivanov gjuhet me vezë dhe gjësende të forta (Video)

Sot pas vendimit të kryetarit Ivanov që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, kanë protestuar qindra qytetar të cilët kanë gjuajtur me vezë zyrën e kryetarit Ivanov në qendër të qytetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Nuk na mbetet gjë tjetër pos të dalim dhe të protestojmë rrugëve” tha një qytetar.

”Njeriu që më vjen keq ta quaj kryetar ose zotëri, lidhje nuk ka” tha një qytetar./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Kryetari Ivanov hodhi ”bombën” e radhës, amnistoi pozitën dhe opozitën