Telegrafi

Zyra e Autoritetit të Aviacionit Civile më të paguarit në Kosovë

1687 euro është paga mesatare e këtyre shërbyesve te Zyres se Aviacionit Civil. Për rrogat 21 të punësuarve në këtë institucion, buxheti i Kosovës ka ndarë 425 mijë euro për vitin 2010.

E më të pakënaqurit në paga, duhet të jenë shërbyesit civil nga ministria e bujqësisë ku paga mesatare sillet rreth 245 euro.

Edhe pse kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se prioritet i tij për vitin 2010 do të jetë sektori i shëndetësisë, ku premtoi rritje pagash prej 30 për qindësh, kështu s’është planifikuar buxheti 2010. 

Në Kosovë numërohen gjithsej 76.830 shërbyes civil. Vetëm në nivelin qendror punojnë 34560 veta. /Telegrafi/