Është zhvilluar java e nëntë në elitën e futbollit norvegjez.
Në këtë javë kanë shkëlqyer futbollistët shqiptarë me klubet e tyre, duke qenë vendimtar në fitoret e arritura.
Elbasan Rashani i dha triumfin Odd Grenlandit përballë Ranheim 1-0 falë një goli spektakolar.
Sulmuesi anësor, Zymer Bytyqi ka shkëlqyer në një tjetër ndeshje me Vikingun, pasi ka shënuar golin e tretë në fitoren 3-0 ndaj Stabaek.
Vlen të theksohet se Bytyqi ishte asistues edhe në golin e parë të shënuar nga Thorstvedt.
Gol e asistim ka bërë edhe Liridon Kalludra për skuadrën e tij Kristiansund, në fitoren 3-2 ndaj liderit Molde.
Ndërkohë realizues në këtë javë ka qenë edhe vëllai i vogël i Valon Berishës, Vetoni.
Sulmuesi qendror ka shënuar në fitoren 2-1 të Brannit në shtëpi ndaj Sarpsborg.
Berisha shënoi golin e parë, ndërsa ishte asistues në golin e dytë. /Telegrafi/
Veton Berisha
Zymer Bytyqi
Liridon Kalludra