Një nga lojtarët më të pëlqyer te Kosova në ndeshjet e fundit, Zymer Bytyqi, ka folur para ndeshjeve me Suedinë dhe Gjeorgjinë.
Tutje ai ka folur për atmosferën në skuadër, duke thënë se është shumë e mirë.
“Atmosfera është e mirë. Kemi ardhur me energji të re, djemtë kanë ardhur nga klubet e tyre kanë bërë punë të mirë dhe luajtën mirë ndaj Spanjës”.
“Atë energji pozitive e kemi marrë me vete për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë. Suedia bazohet në lojë fizike dhe kanë shumë lojtarë që duhet pasur kujdes”.
“Nëse arrijmë t’i ndalim sulmuesit dhe mesfushorët kemi gjasa të mira. Në Skandinavi ka shumë shqiptar dhe do të jetë mirë për ne”, ka thënë Bytyqi.
Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 12:00 në Kompleksin e FFK-së në Hajvali. /Telegrafi/