Antalyaspor është në epërsi pas pjesës së parë ndaj Besiktasit me rezultat 1-0 në kuadër të Kupës së Turqisë.
Golin e vetëm në këtë pjesëlojë e shënoi anësori i Kosovës, Zymer Bytyqi.
Zhvillohej minuta e 30-të, kur Bytyqi mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të saktë shënoi për 1-0.
Zymer Bytyqi, Antalyaspor'u öne geçirdi!pic.twitter.com/VuyxhM2jBt
— Tek Saha (@teksaha) February 8, 2024
Anësori i Kosovës ka filluar të kap formën më të mirë, ndërsa ardhja e legjendës turke Sergen Yalcin në stolin e Antalyaspor i ka bërë mirë Bytyqit që ka kthyer vetëbesimin.
Te Besiktasi nga minuta e parë ka startuar Milot Rashica, i cili po luan si sulmues i dytë në këtë përballje për bardhezinjtë.
İlk Yarı Sonucu |
Bitexen Antalyaspor 1-0 Beşiktaş
⚽ 30' Zymer Bytyqi pic.twitter.com/FFwkUg0W24
— TRT Spor (@trtspor) February 8, 2024
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante pasi që Besiktas nuk do të pajtohet me këtë rezultat, pasi që synim i tyre mbetet Kupa e Tutqisë, pasi në garë për titull kanë mbetur shumë prapa. /Telegrafi/