Site icon Telegrafi

Zyberi: Të burgosurit në burgjet e Maqedonisë trajtohen me kërcënime

Foto: Ilustrim

Komiteti i Helsinkit dhe jo vetëm kanë reaguar vazhdimisht lidhur me gjendjen e të burgosurve dhe kushtet e tyre brenda qelive.

Raportimet e njejta pothuasje nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga autoritetet për tu ndërmarrë ndonjë veprim konkret drejt zgjidhjes së problemeve.

U raportua për një sërë parregullsish që nga aspekti i trajtimit të të burgosurve nga ana e personalit e deri tek mbajtja e thikave dhe gjësendeve të tjera të mprehta brenda qelive, veprim ky aspak i arsyeshëm për Komitetin e Helsinkit.

Edhe Avokati i Popullit Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga kontrollet që kanë kryer është konstatuar se të burgosurit trajtohen me kërcenime nga policia e burgjeve dhe personeli i tjetër.

Zyberi tha se si Avokati i Popullit do ti kushtoj vëmendje të posaçme që të inkuaroj të burgosurit ti paraqesin këto parregulllsi të keq trajtimeve ndaj tyre.

Exit mobile version