Site icon Telegrafi

Zyberi: Dokumentat personale duhet të jenë në ngarkesë të buxhetit të shtetit e jo të qytetarëve

Një sërë vërejtjesh për shkeljen e të drejtave të qytetarëve. Avokati i Popullit Naser Zyberi në Raportin Vjetor tha se më së shumti ankesa ka për arsimin dhe bastisjen në burgun “Idrizovë”. Megjithatë, Avokati i Popullit insistoi në ndryshimin e dokumenteve personale të qytetarëve në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Sipas Zyberit, kjo çështje ka dy dimensione.

“E para është pamundësia e të gjithë qytetarëve për të ndryshuar dokumentet personale brenda afatit të përcaktuar ligjor, për çka u krijuan radhë të mëdha në ambiente, për të cilat Ministria e Brendshme hapi pika shtesë. Fatkeqësisht edhe sot po marrim informacione se ky proces është i vështirë dhe se Ministria vështirë se do të mund t’i plotësojë me kohë të gjitha kërkesat për ndryshimin e këtyre dokumenteve.

Edhe pse theksova se shpenzimet e rinovimit për të gjithë qytetarët të cilët kanë parashtruar kërkesë për lëshimin e dokumenteve të reja, dhe janë lëshuar me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë, ato duhet të jenë në ngarkesë të buxhetit të shtetit e jo të qytetarëve, sepse ata qytetarë që në këtë periudhë kanë nxjerr dokumente personale. Për fajin e tyre, qytetarët kanë marrë pasaporta, letërnjoftime dhe dokumente tjera, të cilat shteti i shpall të pavlefshme që nga 24 shkurti i këtij viti. Fatkeqësisht Qeveria nuk e pranoi këtë rekomandim timin”, tha Zyberi. /Telegrafi/

Exit mobile version