Avokati i Popullit dhe Komisioni Rregullator të Energjetikës kërkojnë ndryshime në rregullat për furnizim me energji elektrike.
Avokati i Popullit, Naser Zyberi dhe kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp thanë se do të kërkohet që të bëhet e detyrueshme që operatorët për energji elektrike të kontrollojnë orëmatësit e rrymës katër herë në vit, ndryshe nga tani, që bëhet vetëm një herë në vit.
“Në bisedimet me Komisionin, kemi ardhur deri tek një qëndrim i përbashkët se duhet që rregulloret të ndryshojnë në këtë pjesë, dhe leximi i orëmatësve, mjeteve, të bëhet detyrim që operatori t’i lexojë më së paku 4 herë në vit, me nevojë edhe më shpesh”, tha Zyberi.
“Operatori i sistemit të distribuimit do të ketë detyrim që m së paku katër herë gjatë vitit ti lexojë numrat, me rekomandim shtesë, posaçërisht këtë ta bëj me rregull gjatë muajve të dimrit, kur kemi numër të madh të ankesave”, tha mes tjerash Bislimovski.