Telegrafi

Zyberaj: INTERPOL-i, beteja më e egër që Serbia ka zhvilluar kundër shtetit tonë gjatë këtyre 10 viteve

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli, ka theksuar se beteja e Serbisë për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në INTERPOL, është beteja më e egër që ka zhvilluar ky shtet  kundër Kosovës në 10 vitet e fundit.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se beteja e Serbisë po zhvillohet tash e një kohë të gjatë.

Lexo po ashtu Pacolli: Besoj që nga nesër Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it (Video)

“Ështe e pakuptueshme për të gjithë se si një shtet e kundërshton fuqizimin e sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit. Janë të paprecedent metodat shantazhuese të shtetit serb ndaj përfaqësuesve të shteteve të botës në asamblenë e përgjithshme të Interpolit”, ka thënë Zyberaj. /Telegrafi/