Telegrafi

Zyba: Sivasspori është kundërshtarë i vështirë, duam ta fitojmë edhe ndeshjen e dytë

Ballkani do të përballet me Sivassporin nesër (e enjte) në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me fitoren 4-3 të kampionit në fuqi të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Në konferencë për media, Qëndrim Zyba ka thënë se ata synojnë të fitojnë edhe takimin e dytë, por që nuk do ta kenë të lehtë.

“Na pret një ndeshjen e vështirë dhe këtë e kemi parasysh. Sigurisht pas fitores javën e shkuar, synimi është të marrim një rezultat pozitiv edhe këtë herë”, ka deklaruar fillimisht mesfushori i Ballkanit.

“Shpresoj se do t’ia dalim mbanë me përkrahjen e madhe që do ta kemi për ta fituar këtë ndeshje të rëndësishme”.

“Është shumë e rëndësi që do të kemi përkrahje të madhe për këtë ndeshje, gjë që na motivon edhe më shumë dhe shpresoj t’i gëzojmë me fitore”.

“E kemi parasysh se Sivasspori ka ardhur për pikë, por ne jemi gati dhe duhet të bëjmë një paraqitje edhe më të madhe se javën e shkuar”, ka shtuar mes tjerash Zyba. /Telegrafi/