Qëndrim Zyba ka marrë ftesë për herë të parë nga Përfaqësuesja A e Kosovës.
Mesfushori i talentuar suharekas është në formë të lartë dhe ka shkëlqyer me Ballkanin si në kampionat ashtu edhe në ndeshjet evropiane.
Zyba tani e dy ditë po stërvitet me Kosovën, teksa ka thënë se një ëndërr e madhe i është bërë realitet.
“Më të vërtetë është një prej ëndrrave që kam pasur që nga fëmijëria dhe më është realizuar. Çdo moment që i duhemi shtetit tonë jemi në gjendje për të dhënë më të mirën tonë”.
“Falë Zotit jam me një formë mjaft të mirë dhe shpresoj që atë që di të bëj më së miri ta ndihmoj ekipin nëse më jepet mundësia. Djemtë janë të shkëlqyeshëm”.
“Ata na kanë pritur shumë mirë neve që jemi më të rinj dhe i falënderoj shumë sepse na kanë afruar shumë shpejt në grup”, tha Zyba.
Zyba ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme të Kosovës e cila do të zhvillohet në udhëtim te Andorra.
“Çdo kundërshtar është i vështirë, por ne do të japim maksimumin dhe do t’i bëjmë detyrat që na cakton trajneri. Patjetër duhet të shkojmë për fitore”, ka thënë Zyba. /Telegrafi/