Zayn Malik ka lënë të nënkuptohet se jeta e tij seksuale me Gigi Hadid është shumë e ndryshe nga ajo e zakonshmja, por e ngjashme me atë të “50 Shades of Grey”.
Këngëtari ka qenë i ftuar në një program radiofonik në New York, ku ka treguar se ai nuk e kishte parë filmin e suksesshëm, pavarësisht se ka regjistruar një këngë me Taylor Swift për “50 Shades Darker”, transmeton Top Channel.
Drejtuesi i programi vijoi duke e ngacmuar Zayn, duke i thënë se ai nuk kishte nevojë të lexonte librat apo të shihte filmat pasi ai i ka jetuar ato dhe Malik nuk e ka kundërshtuar këtë.
Ndërkohë që ka qeshur, Zayn ka thënë me shaka: “Më pëlqejnë ato”.