Pas zyrtarizimit të qendrës kroate Ljubo Samadan, Bashkimi ka zyrtarizuar edhe transferimin e radhës.
Bëhet fjalë për bullgarin Aleksandar Gruev, i cili te klubi prizrenas i basketbollit vjen nga skuadra bull;gare, Spartak Plevenit.
Gruev, 187cm i gjatë, luan në pozitën e organizatorit, ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur me mesatare prej 13.2 pikëve, 5.47 asistimeve dhe 2.3 kërcimeve.
Gjithashtu, duhet përmendur faktin që Gruev ishte pjesë e draftit të NBA-së në vitin 2005. /Telegrafi/