Telegrafi

“Zvrlevski përveç shkarkimit, duhet të ballafaqohet edhe me përgjegjësi penale”

Pas shpalljes së vendimit të Kuvendit, për shkarkimin e kryeprokurorit, në Gazetën Zyrtare, Këshilli i prokurorëve publik do të zgjedh ushtruesin e detyrës kryeprokuror ublik, i cili do të drejtojë prokurorinë deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Sipas ekspertëve juridik, shkarkimi i Zvrlevskit nuk mjafton për ndërtimin e shtetit ligjor, nëse keqpërdoruesit e funksioneve nuk ndëshkohen penalisht. Ata thonë se përgjegjsi duhet të kërkohet edhe te Këshilli i Prokurorëve Publik dhe Këshilli Gjyqësor.

Mersim Maksuti thotë se duhet të përcaktohet përgjegjsia e tyre më e saktë, kur ato do të shkelin detyrën zyrtare.

“Kur flasim për përgjegjsinë çështja e parë që kërkon prioritet më të madh mbi të gjitha është cështja e përgjegjsisë së Këshillit të Prokurorëve dhe, kjo, pa mëdëyshje shkon bashkë edhe me Këshillin Gjyqsor në RM. Këto dy institucione kanë qenë bartësit kryesor të përgjegjsisë, difektit që kemi pas në këtë shtet. Në një mënyrë këto dy institucione kanë qenë më të lidhura me krimin e organizuar, kanë qenë nën ndikim politik dhe reforma e parë duhet të nisë me Këshillin e Prokurorëve”, tha Maksuti.

Ndërsa Bashkim Selmani thotë se është mirë që të praktikohet pjesa e përgjegjsisë duke filluar nga vetë Këshilli gjyqësor republikan.

“Është mirë që të praktikohet pjesa e përgjegjsisë duke filluar nga vetë Këshilli Gjyqsor republikan, nga kryetari i këshillit, dhe do të jetë mirë që gjyqtar që ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare duhet të shkarkohet dhe të kalojë në përgjegjsi. Prandaj, z. Zvërlevski jo vetëm që duhej të shkarkohet por ai duhet të shkojë edhe në përgjegjsi sepse ai ka qenë vargu i parë që ka bërë tolerimin që të mos ndëshkohen keqbërësit”, tha për TVM2, Bashkim Selmani.

Një ditë më parë, Kuvendi shkarkoi kryeprokurorin Marko Zvrlevski, pasi gjatë mandatit të tij nuk kishte ngritur padi për raste kriminale të parapara me ligj. Pas shkarkimit të Zvrlevskit, me kërkesë të qeverisë, kryetari i Kuvendit duhet të shpall konkurs për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Prokurorin publik e zgjedh Kuvendi me propozim të Qeverisë dhe pëlqim paraprak të Këshillit të Prokurorëve Publik./Telegrafi/