Site icon Telegrafi

Zvrlevski dhe shkarkimi i tij diskutohen sot në Kuvendin e Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë debati për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvrlevski, që u ndërpre para disa ditësh, për shkak të fillimit të diskutimeve në komisionin financiar për rishikimin e buxhetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, pozita dhe opozita kanë qëndrime të ndryshme për punën Zvrlevski-të. Për të folur për këtë çështje janë paraqitur shumë deputetë.

Propozimi që Zvrlevski të shkarkohet erdhi nga Qeveria e Maqedonisë. Këshilli i Prokurorit Publik (KPP) dha mendim pozitiv për këtë çështje, më pastaj propozimi u miratua në Qeveri, për të shkuar në Kuvend për diskutim dhe votim.

Në rend dite të seancës së gjashtë janë edhe disa pika tjera, ndër të cilat ligje, raporte vjetore, propozim-vendime, etj./Telegrafi/

Exit mobile version