Zvonko Veselinoviq sot është marrë në pyetje nga Departamenti i Tretë i Policisë së Beogradit për pretendimet e Sllobodan Milenkoviq, inspektorit që zbuloi “Jovanjicën”, se Veselinoviqi ka paguar një milion euro për dy vrasje.
Sipas Milenkoviqit, për vrasjen e tij janë siguruar gjysmë milioni euro dhe gjysma tjetër për vrasjen e inspektorit Dushan Mitiq.
Veselinoviqi iu përgjigj ftesës dhe kreu testin e poligrafit, të cilin e kaloi, raporton nova.rs.
I sanksionuari nga SHBA-ja, Veselinoviq ka bërë një kallëzim penal kundër Milenkoviqit për shpifje dhe pretendime të rreme.
Kujtojmë se zyra avokatore Tomanoviq, e cila përfaqëson inspektorin Slobodan Milenkoviq, i cili zbuloi pronën “Jovanjica”, dje ka njoftuar se për likuidimin e inspektorit Milenkoviq janë paguar 500 mijë euro.
Ndryshe, Milenkoviq paraprakisht kishte raportuar tek autoritetet kompetente se i ishte kërcënuar jeta dhe se kishte informacione se një klani i drogës kishte pranuar ofertën për ta likuiduar atë. /Telegrafi/