Site icon Telegrafi

Zvogëloni rrezikun nga kanceri për 90%: Mjekja e njohur zbulon mënyrën më të thjeshtë! (Video)

Pos kancerit të gjirit, dukshëm zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit dhe ndihmon edhe në shërimin e depresionit.

Kanceri i gjirit është njëri ndër vrasësit më të shpeshtë të femrave në tërë botën, në vendin tonë është mjaft i përhapur, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, atë që shumë njerëz nuk e dinë është që ekziston mënyra e thjeshtë që të zvogëloni rrezikun nga kanceri i gjirit, madje edhe për 90 për qind!

Fjala është për furnizimin e rregullt të trupit me vitaminën D, ndërkaq mjekja Kerol Begerli zbulon se si ta bëni këtë në mënyrën më të mirë të mundshme!

Lexo po ashtu Vetëm KATËR LUGË të këtij produkti dhe KANCERI ZHDUKET

“Vitaminën D mund ta merrni nëpërmjet lëkurës, thjesht me rrezitje. Nëpërmjet ushqimit e merrni rregullisht nëpërmjet qumështit, mishit të peshkut, mishit, të verdhëve të vezëve dhe kërpudhave”, thotë mjekja dhe shton që doza e rekomanduar ditore e vitaminës D është 5 deri 10 miligram, andaj nuk është e vështirë ta furnizoni trupin me rezerva të nevojshme.

Mjekja ka shpjeguar edhe që në këtë mënyrë mund t’i evitoni edhe shumë sëmundje të tjera.

“Vitamina D i ndihmon trupit të shfrytëzojë kalciumin dhe fosforin dhe kështu forcon eshtrat dhe dhëmbët. Pos kancerit të gjirit, vitamina D zvogëlon dukshëm rrezikun edhe nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit, por ndihmon edhe në shërimin e depresionit”, thotë ajo.

Vitamina e diellit mund të gjendet në sasi të mëdha edhe në vajin e peshkut dhe në shumicën e produkteve të qumështit. /Telegrafi/

https://youtu.be/8UqXRQUGt7I

Exit mobile version