Site icon Telegrafi

Zvogëlojeni stresin para se të filloni të ndërtoni shprehi më të mira

Shprehitë e këqija ju bëjnë më të stresuar dhe kjo ua shpifë. Por, çfarë është edhe më keq, aq më të stresuar që jeni, aq më vështirë është të krijoni shprehi të reja. Prandaj, më mirë është që fillimisht të merreni me nivelet tuaja të stresit.

Si hulumtues i neuroshkencës tek UCLA, Alex Korbin shpjegon se ekziston një arsye shumë e vërtetë neurologjike se përse truri nuk mund të ndërtojë shprehi më të mira kur jeni të stresuar. Lëvorja paraballore është pjesa e trurit që përqendrohet në shprehitë afatgjata dhe mund ta nxitë dëshirën tuaj për të shikuar Netflix dhe për të konsumuar birrë, në vend se të kryeni punë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, aq më të stresuar që jeni, aq më e vështirë është për këtë pjesë të trurit ta kryej funksionin e vet. Prandaj, në mënyrë krejtësisht natyrale, aq më pak të stresuar që jeni, aq më lehtë është të ndërtoni shprehi të reja.

Stresi i ndryshon edhe dinamikat e bisedës, e dobëson lëvoren paraballore, pjesë e cila nuk ka burime pa kufij. Ajo nuk mund të jetë përgjithmonë vigjilente!

Pra, çdo gjë që bëni për të zvogëluar stresin ndihmon në forcimin e lëvores paraballore si dhe për kontrollin tuaj mbi shprehitë që i keni. /Telegrafi/

Exit mobile version