Telegrafi

Zvogëlohet posedimi i Windows XP-së

Sipas hulumtimit të kompanisë Net Applications, Windows XP gjatë tetorit ka rënë për 2.5 për qind, kështu që tani posedimi në mbarë tregun botërorë është 48 për qind. Nga ana tjetër Windows 7 është rritur për 2.2 për qind dhe ka arritur posedimin prej 34.6 për qind.

Sipas fjalëve të udhëheqësve të Microsoftit, pjesa më e madhe e kompanive të cilat përdorin XP-në së shpejti do të kalojnë në versionin e ri të sistemit operativ, derisa vetëm dhjetë për qind e shfrytëzuesve nuk kanë menduar fare për ndryshimin.

Prapëseprapë ata do të jetë të detyruar ta bëjnë këtë deri në prillin e vitit 2014 për shkak se atëherë Microsoft do të ndaloj përkrahjen për XP-në. /Telegrafi/