Site icon Telegrafi

Zvogëlohet numri i punëtorëve në industri gjatë muajit nëntor

Numri i punëtorëve në industri në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, është më i vogël për 0,9 përqind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit shënon rritje prej 3.4 përqind në sektorin e Industrisë së përpunimit ka ulje prej 1.3 përqind ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionerë rritje 0,5 përqind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit 2015 shënon rënie te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0.9 përqind dhe Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 3,1 përqind ndërsa rritje shënon te Energjia për 3.1 përqind. Prodhimet e kapitalit për 4,2 përqind dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 5,1 përqind.

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, në krahasim me periudhën janar-nëntor 2015, është më i madh për 0,2 përqind. /Telegrafi/

Exit mobile version