Site icon Telegrafi

Zvogëlohet numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konvikte për vitin 2015/2016

Në vitin 2015/2016 janë vendosur gjithsej 7.201 nxënës-studentë, që është zvogëlim për 2.8 përqind në krahasim me vitin paraprak 2014/2015, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në konvikt për nxënës të cilët i vizitojnë shkollat e mesme fetare në vitin 2015/2016 janë vendosur 268 nxënës.

Në raportet vjetore sipas Entit, janë përfshirë 37 konvikte: për nxënës në shkollat fillore, për nxënësit në shkollat e mesme, për nxënës në shkollat e mesme fetare dhe konviktet e studentëve.

Konviktet për nxënës dhe studentë sigurojnë vendosjem ushqim dhe edukim të nxënësve dhe studentëve gjatë shkollimit jashtë vendit të banimit të prindërve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version