Telegrafi

Zvogëlohet numri i njerëzve në Maqedoni, edhe pak nuk do të ketë kush të punojë

Kriza ekonomike, kriza politike dhe papunësia tek të rinjtë ka ndikuar negativisht disponimin e të rinjëve dhe popullsisë në Maqedoni që të ikin nga shteti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë nuk e thonë mediat por Banka Popullore e Maqedonisë e cila thotë ”Në tre muajt e parë të këtij viti fuqia punëtore është zvogëluar për 1,4% që ndikonë edhe më shumë në dinamikën e lëvizjes negative të numrit të të punësuarve në Maqedoni.”

Nga viti 2006 deri tani fuqia punëtore ka pësuar rrënie prej 24.5%.

Në formulimin e këtij numri kanë ndikuar dy faktorë sipas Bankës Popullore të Maqedonisë:
-Ikja nga shteti,
-Mos regjistrimi i punëtorëve.

/Telegrafi/