Transportimi me autobus nga Gostivari drejt qyteteve të tjera është zvogëluar.
Të gjithë transportuesit nga Gostivari zvogëluan numrin e linjave për shkak të masave që janë vendosur për mbrojtjen nga coronavirusi dhe uljen e numrit të udhëtarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy kompanitë që kanë linja të rregullta për në Shkup dhe nga Shkupi, gjatë ditëve të punës vozitin me katër termini vajtje ardhje. Prej nesër, për dy ditë të fundjavës, numri do të zvogëlohet në dy linja.
Linjat e autobusëve janë zvogëluar edhe drejt Tetovës. Transportues këtë veprim e arsyetojnë me vendimin për ndalimin e nxënësve dhe studentëve./Telegrafi/