Telegrafi

Zvogëlohet numri i punëtorëve të Maqedonisë në ndërtimtari jashtë vendit

Në periudhën janar-qershor të këtij viti, vlera e përgjithshme në kordinacion me punësimet në ndërtimtari jashtë vendit arrinë 2.583.557.000 denarë, çka është për 21.7 përqind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti për statistikë shtetërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, ndërtimtaria operative e Maqedonisë jashtë vendit ka kryer punë ndërtimore me vlerë të përgjithshme prej 961.396 denarë çka është për 11 përqind më pak krahasuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas ESHS, nga janari deri në qershor të këtij viti është shënuar rritje e punësimeve në ndërtimtari si në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Gjermani përderisa në tregjet tjera është regjistruar numër më i vogël. /Telegrafi/