Site icon Telegrafi

Zvogëlohet lista e Kosovës, Krasniqi e largon edhe një amerikan!

Në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera selektori i përfaqësueses së Kosovës, Arben Krasniqi, ka bërë të ditur se lista e të ftuarve të tij për kualifikime drejt Eurobasket 2017 ka nisur të zvogëlohet dhe në vijim do të zvogëlohet edhe më, duke arritur te 12-shja përfundimtare.

“Deri më tani i kemi pasur 18 basketbollistë në listë. Tash janë vetëm 15. Jashtë listës kanë mbetur Ergin Grosha, Fahri Breca dhe Scott Bamforth”, ka thënë Krasniqi .

Drejt kualifikimeve për në Eurobasket 2017 që fillojnë në fund të këtij muaji, më 31 gusht, nga lista duhet të largohen edhe 3 lojtarë tjerë.

E për ato, Krasniqi ka këtë plan.

“15 lojtarët do të vazhdojnë stërvitjet me Kosovën. Në Estoni do të udhëtojnë 14. Në Qipro e Itali për miqësoret tjera do të udhëtojnë 13, ndërsa një javë para ndeshjes së parë kualifikuese do të publikojmë 12-shen përfundimtare,” ka shtuar ai.

Scott Bamforth

Kosova më 6 gusht luan miqësoren e parë nga nëntë sa do t’i ketë në total deri në fillim të kualifikimeve. Estonia është ekipi i parë me të cilin do të ndeshet Kosova para kualifikimeve dhe zyrtarisht do të debutojë në arenën ndërkombëtare pas pranimit në FIBA.

Kualifikimet nisin më 31 gusht, kur Kosova udhëton drejt Sllovenisë.

 

Exit mobile version