Ministria e Financave bëri të ditur se për të ndihmuar dhe mbështetur krizën që erdhi si pasojë e coronavirusit, fondi shpërblyes nga “TVSH-ja ime, Dhurata ime”, do të zvogëlohet.
Në vend të 10 dhuratave ditore me nga 1000, 2000 dhe 3000 denarë do të ndahen 30 dhurata çdo ditë me nga 1000 denarë.
Dhuratat mujore për muajin gusht do të kenë ndryshime edhe atë do të ndahen 15 dhurata me nga 20 mijë denarë në vend të 100 mijë denarëve që ishte paraparë deri më tani.
Për muajin korrik do të ndahen 15 dhurata me nga 100 mijë denarë për të gjithë ata që kanë skanuar llogari fiskale për muajin prill, maj dhe qershor ndërsa shpërblimi kryesor më 19 korrik nga 3 milion denarë do të ndahen 1 milion denarë./Telegrafi/