Telegrafi

Zvogëlohet fluksi i qytetarëve në pikën kufitare në Merdare

Fluksi i qytetarëve që kalojnë nëpër pikën kufitare në Merdare gjatë ditës s sotme është më i vogël se sa ditëve të tjera, shkruan Telegrafi.

Deri në 100 metra është kolona e veturave për të dal nga Kosova përmes kësaj pike ndërsa qytetarët po presin deri në gjysmë orë për të kaluar nga kjo pikë kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në dy pika të tjera kufitare Hani i Elezit dhe Dheu i Bardhë qytetarët po kalojnë kufirin brenda 10 minutash. /Telegrafi/