Site icon Telegrafi

Zbritet çmimi i provimit për patentë shofer

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se ka zbritur çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani, shkruan Telegrafi.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version