Borxhi publik sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave, është zvogëluar për 0.3 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informoi për AIM Ministria e Financave, sot do të publikohen të dhënat për gjendjen e borxhit në faqen e tyre të internetit.
Më 30 qershor 2017, borxhi arriti 3.8854 milionë euro që paraqet 38 përqind e BPV-së, krahasuar me tremujorin e kaluar, paraqet një rënie prej 3.3 milionë euro, gjegjësisht për 0.1 pikë përqindje, kumtojnë nga Ministria e Financave.
Ata shtojnë se borxhi publik më 30 qershor të vitit 2017 ka arritur 4,708.3 milionë euro, që përaqet 46.1 përqind të BPV-së, krahasuar me tremujorin e kaluar, paraqet një rënie prej 31.4 milionë euro, ose 0.3 përqind.
”Ministria e Financave ka një politikë për menaxhim aktiv me borxhin publik për të financuar nevojat e shtetit me koston më të ulët, domethënë në nivelin më të ulët të interesit”, shpjegon MF. /Telegrafi/