Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike sot njoftoi se niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është në minimumin e kufirit të lejuar. Nga kjo drejtori gjithashtu njoftojnë se rrjedhat e ujit po zvogëlohen, përcell Telegrafi Maqedoni.
Analizat hidrologe të bëra para një jave tregojnë se niveli i lumit Vardar në Jegunovcë, Shkup, Veles dhe Demir Kapija nga e hëna deri të premten ka qenë më i lartë se mesatarja e lejuar.
Niveli i ujit në Drinin e zi nga e hëna deri të premten ka lëvizur mes 18 dhe 17 centimetra, që është shumë më pak se mesatarja e cila arrin deri 123 centimetra./Telegrafi/