Në pikë kalimet kufitare me Serbinë, mëngjesin e së martës nuk është raportuar për pritje të shumta e as kolona të gjata të automjeteve.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:45), pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdar, Dheu i Bardhë e Muçibabë janë nga 15 deri në 30 minuta.
Kolona e automjeteve në Merdar dhe te Dheu i Bardhë është 100 metra, ndërkaq në Muçibabë nuk raportohet për kolona.
Në pikat tjera kufitare gjithashtu nuk është raportuar për pritje të gjata e as kolona të automjeteve.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/