Niveli i ujit përafërsisht në të gjitha lumenjtë kanë qenë mbi nivelin e lejuar përgjatë muajit maj, por mbrëmë janë vërejtur ulje të nivelit të ujit nëpër lumenj, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në veçanti lumi Vardar është në gjendje stabile në Veles aty ku kishte rritje të nivelit të ujit, si dhe tek Bregallnicës në vendin në Shtip dhe Drini i Zi tek Lozhani.
Niveli i ujit në të gjitha liqenet natyrore është më i lartë se mesatarja e disa viteve të kaluara për këtë muaj. /Telegrafi/