Në nismën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Sugareskit, drejtori Tunxhev tha se bëhet fjalë për përshtatjen e sportelit elektronik e cila do të mundësojë realizimin e kësaj mase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Kjo do të thotë në rast kur nga Agjencia për Kadastër të patundshmërisë është refuzuar lënda sipas të cilës është krijuar, në dorëzimin e dytë të së njëjtës kërkesë për atë lëndë, qytetarët nuk do të paguajnë asnjë kompensim”, tha Tunxhev.
Ai njoftoi edhe ulje në segmentin për shfrytëzimin e të dhënave nga Agjencia për Kadastër, si dhe kompensimin të cilët qytetarët e paguajnë nënshkrimin e të drejtave të caktuara.
Ministri Sugareski nga ana tjetër ka theksuar se me ulje të tilla të çmimeve të shërbimeve të cilët janë në kompetencë të Agjencisë për Kadastër, përmbushet edhe një nga premtimet e dhëna para qytetarëve. /Telegrafi/