(Çka u arrit me udhëheqësit aktualë gjatë v. 2010-2011 për t`iu gëzuar Vitit të Ri 2012? Zakonisht në fund të çdo përfundim viti numërohen të arriturat, dështimet, barazim-krahasimet e vitit lamtumirës, me vitin e ri kalendarik. Krahasuar me vitin 2010 me këtë që po përfundon. Ngecjet janë shumë më të mëdha sesa sukseset e shënuara. Numri i kombit zvogëlohet – fshihet për hatër të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë)!
Nëse vërtet zvogëlimi i kombit është pakësuar artificialisht, për hatër të fqinjëve, Serbisë në veri dhe Greqisë në jug, veprim i tillë do të ishte më tepër sesa skandaloz! Vitin që po e lamë pas e karakterizojnë një seri ngjarjesh politike, diplomatike, por aspak me zhvillime ekonomike. Fare pak, apo aspak,Viti i Ri s`pritet me optimizëm. Defektet, minuset dhe anët negative për jetën e qytetarëve në hapësirën kombëtare janë alarmante. Lajmet e para të fund-vitit për regjistrimet e popullsisë janë befasuese si në Kosovë, aq më keq në Shqipëri. Duke filluar nga shteti amë, ngase regjistrimi atje dëshmoi ulje drastike të natalitetit për 7.7 për qind! “Censusi zvogëloi artificialisht kombin në të dy pjesët e Albanidave”! Në Kosovë regjistrimi gjithashtu dëshmoi për një ulje drastike të natalitetit. Për të cilin popullsia shqiptare e Kosovës për Serbinë fqinje, (“nataliteti i lartë”), me dekada qe bërë ferrë në sy! Deputetja serbe R. Trajkovic, gratë shqiptare i pati quajtur “makina larëse”! Kurse qarqet politike serbe, çështjen e natalitetit shqiptar kurrë s`e hoqën nga rendi i politikës ditore albano-fobiste-shoviniste serbe! Tani, dyshohet për zvogëlimin artificial të numrit të banorëve në Kosovës, për hatër të Serbisë, në Shqipëri të Greqisë, kurse në Maqedoni për hir të maqedonasve! Ky është skandali!
Nataliteti i një populli zakonisht lëviz lartë-poshtë për disa shkaqe. Shkaku kryesor është ngecja e zhvillimit ekonomik, papunësia, problemet e mëdha dhe politika e gabuar sociale, privatizimi dhe lënia në rrugë e mijëra punëtorëve, mosarritje e punësimit të gjeneratave të tëra me shkollim superior, lëvizjet; imigrim, emigrim dhe migrim të popullsisë, planifikimi i familjes me kulturë borgjeze, luftërat 10-vjeçare në gadishull, shkak i përpjekjes për krijimin e Serbisë së madhe, janë ndër shkaqet kryesore të shkatërrimit të ekonomisë, me te edhe rënia e natalitetit. Politika jo parimore ndaj diasporës, popullsisë të shpërndarë gjatë luftës së fundit dhe fillimit të ashtuquajtur të transferimit nga një sistem në sistemin tjetër. Populli shqiptar do të ketë numër më të madh të popullsisë nëpër botë, sesa në gadishull, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, pjesët e popullit pakicë nën Serbi, Mal të Zi, Greqi etj.
Rrugëtimi i popullit shqiptar është kah shkon gjurmëve të populli irlandez, dy shekuj më parë. Irlandezët si komb dhe popull, më shumë jetojnë nëpër botë, sesa në Irlandë. Kjo po u ndodh edhe shqiptarëve në Ballkan. Nuk janë fajet kryesore ato të cilat u theksuan më lartë, si bie fjala Lufta Çlirimtare e Kosovës. Një pjesë të madhe të fajit e bart politika jo zhvillimore, demokracia e shfrenuar, imitimi i faktorit të jashtëm, ndikimi kulturor i përqafuar në mënyrë banale euforike nga Perëndimi, planifikimi i familjes, vonesat në martesa, ndarjet e mëdha të rinjve akoma mirë pa u kurorëzuar! Mospërgatitja për krijim të familjes, kushtet minimale për jetës, lindje dhe krijim të familjes. Janë faktorët qenësore, të cilët kanë ndikuar në zvogëlimin e natalitetit. Në sistemin socialist edhe pse në kushte, rrethana dhe mbyllje hermetike, nataliteti ishte ndër më të laritin në botë. Mbase shumimi i popullsisë aktive, nuk bëhej vetëm nëpër kombinate, kooperativa bujqësore e blegtorale, pa shaka, por kishte një rritje të vazhdueshme të natalitetit krahasuar me mortalitetin. Mosha mesatare në Shqipëri arriti 70 deri 80, dëshmi aktuale e vdekshmërisë. Me një ndryshim në zonat rurale me ato urbane. Pra jetë-zgjatja e moshës 80-vjet e dëshmon këtë.
Me çka tjetër qytetarët e tri Albanadave, Diasporës, të mbeturve në Luginën e Lindore, nën Malin e Zi, Greqi, Maqedoni etj, t`u gëzohen Kërshëndellave dhe hyrjes në Vitin e Ri, 2012, hyrjen në 100-vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë Londineze!? Thuhet se kur diçka hyn i plotë dhe i terur, por del i zvogëluar dhe i lagët, njeriun e kthen në ëndrra adoleshente medituese! Vallë po pse ndodh kjo gjatë 11-12 minutave të momenteve të harlisjes!? Kjo s`është ndonjë imagjinatë përvuajtjesh në çaste gëzimesh, pastaj vuajtjeve, sfidave dhe hidhërimeve. Fukarallëku sjell pos vuajtjeve dhe dashuri e idilë! Nëse me një pjesë të atdheut shqiptarët kanë të ardhurat vjetore 8.000 dollarë, kjo gënjeshtër e qeverive silueta, del të jetë më shumë sesa fantazi-maskaradë! Cila është ajo mesatare, kur gjysma e popullsisë jeton në varfëri të skajshme me ndihma sociale? Kur 170 mijë pensionist të tri kategorive në Kosovë, realizojnë; 45, 60, dhe një pjesë e tyre 80 euro të zhvlerësuara tri herë, nga hyrja në fuqi e valutës më të “fuqishme në planet”!
A janë të vetëdijshëm udhëheqësit, Berisha, Thaçi, Aliu dhe Rama, kur publikisht e mohojnë bashkimin kombëtar!? Madje pa kurrfarë nevoje a presioni! Atë që është duke përjetuar kombi shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni aktualisht, kurrë më parë në historinë e tij s’e ka përjetuar! Mendim të pastër patriotik kishte edhe i nderuari, dëshmori Remzi Hoxha, i zhdukur pa gjurmë në Shqipëri! Kur dhe në cilat kohë sisteme mbretërish, tirani komunizmi, pos nën serbo-sllavi, ka pasur më shumë të burgosur se sa sot!? Nga ai pak numër individësh politikë, në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni më shumë ish-ushtarë të UÇK-së. Kategoritë tjera të burgosurve dhe të dënuarve, janë raste sociale, drogë, kriminalitetit, vrasje brenda familjeve, për prona, vetëvrasje, ndeshje etj. As njëherë s`publikohet numri i të burgosurve, pse? Nuk bëhen publike shkaqet, motivi dhe arsyet, pse gjithë ky numër i të burgosurve dergjet nëpër burgjet shqiptare? Kohëve të fundit, prokurorë, gjykatës, madje udhëheqës e politikanë, kërkojnë kthimin e ligjit më burg të përjetshëm, madje me pushkatim! Në vend se për këto ligje të mos bëhet më fjalë, si kusht edhe i BE-së.
Me çka të krenohet politika, partitë, institucionet shtetërore në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni? Me çka të krenohen qytetarët e këtyre Albanidave. Sa i gëzojnë vizat për të cilat flitet aq shumë. Kur përparësi kanë vetëm shtresat e të pasurve. Përqindje minimale e qytetarëve në këto hapësira, janë të kushtëzuar me varfëri, dominim injorance, vuajtje sakrifica dhe skamje, pseudodemokraci, demagogji, kriminalitet dhe korrupsion majë shtetit! Nëse janë shtete sovrane Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, B. Hercegovina, Greqia e falimentuar. Së shpejti varg e vijë shumë të tjera në kuadër të kurorës BE, të tronditura nga kriza, fuqitë si Italia, Franca, Spanja, Portugalia etj., lehtë mbesin pa sovranitet e tyre të vërtetë!..
Pa këtë sovranitet ka mbetur dhe hapësira jonë. Sepse, kundër bashkimit janë shprehur elita politike në krye me z. B. Topi, S. Berisha. H. Thaçi, A. Ahmeti, E. Rama. etj. Ku fshihet ai fat i kombeve, të cilat në krye kanë të ngjizura figura aq kundra-verze korrupsioni, ndikimesh pseudo-demokratike, demagogji, herë-herë ushtrim tiranik, mbi masmedia, gjithnjë në emër të demokracisë, pluralizmit, luftës për liri, barazi, drejtësi, vëllazëri! Me një urtësi, disiplinë, frymë herë demokratike athinase, herë ushtarake tiranike spartane. Me çka t`i gëzohen gjeneratat e reja, rinia, fuqisë se aftë për punë e lënë rrugëve, mosha e tretë e lënë tërësisht anash. Sado që duket pesimiste, ekzistojnë fakte dhe dëshmi të dhënash statistikore aktuale brenda vitit, që po e përshëndesim, dhe vitin të cilin po e presim. Prandaj, me diçka duhet t`i gëzohen, të paktën një, dy apo tri net, t`i kalojnë qytetarët me dolli gotash, gëzimi dhe hareje, mbarësie dhe prehjeje për vitin 2012. Në hyrje të vitit, 100-vjetorit të pavarësisë, festave të flamurit, gjysmave të shteteve fiktive, pa sovranitet, gjithsesi me një gjysmë sigurie, pos Shqipërisë Londineze. Në literaturën time Albanida, të cilat, e para gati sa i pat harruar, Albanidat tjera me emrin Kosova Etnike! Ky shtet pa gjysmën e gjymtyrëve të tij, akoma është duke ndjekur të njëjtën politikë, me paksa ngjyrime ndaj simotrave, (vëllamëve) në veri-lindje. Kosovën e përgjysmuar etnike, Çamërinë, Kosovën Lindore, Malësinë nga Plava në Kaninë, Tivar e Ulqin. E ndiej për obligim moral, popullit shqiptarë gjithandej hapësirës shqipfolëse dhe diasporë, t`u urojë Kërshëndellat, Vitin e Ri 2012. Vit ky në të cilin do të duhej që sovranit t`i kthehet buzëqeshja, optimizmi, rruga e humbur, kthimi vertikal, bashkimi, mbarësia dhe lumturia kombëtare jo sall në Bruksel të BE-së! *Urime viti i 100-të i Shqipërisë së lirë e të Re, akoma të pa bashkuar në arealin gjuhësor, kombëtar historik-gjeografik e kulturor! Gëzuar 2012-ta!(q. p)
________
(Autori i njohur për opinion dhe agjenci kombëtare)