Telegrafi

Zvicrra financon projekte për ujra

Projekti i cili do ta përmirësoj furnizimin me ujë të bëjë pjesë të banorëve të Kosovës do të implementohet, nëpërmjet Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim nënshkruan marrëveshjen për financimin e projektit për ujësjellësin dhe sanitacionin në Kosovën juglindore (faza III).

Ministri i Ekonomisë dhe Financave në dorëheqje Ahmet Shala tha se me ketë marrëveshje do të përfitojnë banoret e Gjilanit, Parteshit, Ferizajt dhe të Ranillugut. “Banorë të asaj pjese të Kosovës do të kenë një furnizim me ujë të kualitetit të lartë dhe të bollshëm si dhe një jetë më të pastër”, theksoi Shala.

Në këto projekte faza tre dhe katër përfshinë 9.8 milionë franga zviceran, ndërsa kontributi i Qeverisë së Kosovës do të jetë 1.6 milionë franga për këto dy faza, të cilat do të zhvillohen deri në vitin 2012.
Qeveria zvicerane këto projekte përkrah me 50 për qind, ndërsa pjesa tjetër financohet nga Qeveria dhe komunat. /Telegrafi/